Sport

Tonali akuzohet për baste edhe në Angli, pritet tjetër dënim


Sandro Tonali

Jo vetëm skualifikimi i FIGC, Sandro Tonali është tashmë në rrezik edhe në Angli. Federata e Futbollit në Angli (FA) në fakt ka njoftuar zyrtarisht se ka akuzuar ish-mesfushorin e Milan-it, tani në Newcastle, për shkelje të rregullores së basteve në vendin ishullor.

“Sandro Tonali është akuzuar për sjellje të pahijshme në lidhje me shkeljet e supozuara të rregullave të basteve të FA. Mesfushori i Newcastle United dyshohet se ka shkelur rregullin E8 të FA 50 herë duke vendosur baste në ndeshjet e futbollit midis 12 gushtit 2023 dhe 12 tetorit 2023. Sandro Tonali ka kohë deri më 5 prill 2024 për t’u përgjigjur”, thuhet në njoftimin e FA.

Federata Angleze hap hetim për Sandro Tonalin

Tonali u skualifikua tashmë tetorin e kaluar, me një ndalim dhjetë muajsh plus tetë muaj dënime alternative, pas akuzave nga Prokuroria e FIGC-së për baste në Itali, veçanërisht edhe në ndeshjet e Milan-it (por pa vënë kurrë bast kundër ekipit të tij ).

Skualifikimi, i cili më pas u zgjat ndërkombëtarisht nga FIFA, do të përfundojë në shtatorin e ardhshëm. Por tashmë rreziku për Tonali-n është zgjatja e skualifikimit pas akuzave të bëra edhe nga Federata Angleze e Futbollit.

“Newcastle United pranon akuzat për sjellje të pahijshme nga Sandro Tonali në lidhje me shkeljet e supozuara të rregullave të basteve të FA. Sandro vazhdon të bashkëpunojë plotësisht me hetimet përkatëse dhe ruan mbështetjen e plotë të klubit. Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Newcastle United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme në këtë moment”, tha Newcastle në një deklaratë.

Sandro Tonali pezullohet për 10 muaj nga futbolli

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore