Sport

Federata Angleze hap hetim për Sandro Tonalin


Sandro Tonali (Getty)

Federata Angleze e Futbollit (FA) dëshiron të zbulojë nëse Sandro Tonali ka vënë bast në ndeshjet e Newcastle që nga transferimi i tij në Angli.

Sandro Tonali humbi ndeshjen e tij të parë për Newcastle pas pezullimit të tij javën e kaluar, kundër Wolverhampton, dhe do të jetë në gjendje të kthehet në aksion vetëm pas 10 muajsh.

Ndërkohë, sipas raporteve të gazetës britanike “The Athletic”, FA ka hapur një hetim ndaj ish-lojtarit të Milan-it për të parë nëse ai ka vënë bast edhe për ndeshjet e Newcastle pas transferimit të tij te “Magpies”.

Në fakt, hetimet që çuan në dënimin nga Prokuroria e FIGC-së (Federata Italine e Futbollit), u ndalën te bastet e vendosura nga lojtari gjatë kohës që ai ishte pjesë e Milan-it, duke qenë se hetimi filloi në vitin 2022.

Natyrisht, një dënim edhe nga FA do të çonte në një skualifikim që do t’i shtohej atij tashmë në fuqi për Tonali-n, i cili do të shtynte rikthimin e tij në fushë, me Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani që nuk mund të luhet nga mesfushori i lindur në vitin 2000.

Si Tonali ashtu edhe Newcastle kanë pasur një sërë bisedimesh me përfaqësuesit e federatës, të konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit, Dan Ashworth.

Për momentin, hetimet e FA janë vetëm në fazën fillestare, ndërsa në muajt në vijim priten lajme. Në fakt thashethemet flasin për Newcastle që nuk ka ndërmend të lejojë ish-lojtarin e Milan-it të marrë pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, të paktën për momentin, siç bën Nicolo Fagiolo me Juventus-in.

Sandro Tonali pezullohet për 10 muaj nga futbolli

Newcastle gati të ‘dënojë’ Sandro Tonalin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore