Sport

Tite do të largohet nga Brazili pas Kupës së Botës ‘Qatar 2022’


Trajneri i Brazilit, Tite, e ka konfirmuar që do të largohet nga Brazili pas përfundimit të Kupës së Botës ‘Qatar 2022’.

Brazili është kualifikuar në botëror tash e disa muaj, dhe po e pret datën e 1 prillit që të mësojë kundërshtarët në grupet e Qatar-it.

60-vjeçari do të kompletojë gjashtë vite në krye të “Selecao”, pasi mori drejtimin e tyre në vitin 2016.

Tite ishte një trajner që të gjithë karrierën e tij e kaloi në Brazil, përveç një periudhe të shkurtër te Al Ain në Arabi.

Me Brazilin, ai nuk ka arritur atë që pritej më shumë – botërorin, por këtë do të tentojë ta bëj në vitin 2022.

Por, skuadrës nga Amerika e Jugut, ai i ka sjellë Kupën e Amerikës që mungoi për shumë vite, duke e fituar atë të vitit 2019.

Brazili i ka edhe disa ndeshje formale para Kupës së Botës, që zhvillohet në muajt nëntor – dhjetor të këtij viti.

Përveç botërorit, Federat e Futbollit Brazilian duhet të mendojë mirë edhe për emrin që do të ulet në stolin e tyre që nga 2023-ta e tutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore