Shqipëria

Tiranë: Një shtetas humb jetën brenda kabinës elektrike të OSHEE


Njё ngjarje e trishtё ёshtё rregjistruar në kryeqytetin e Tiranës pasditen e 7 nёntorit.

Njё shtetas ka humbur jetёn si pasojё e kontaktit me energjinё elektrike në kabinën e OSHEE.

“Rreth orës 17:00, në rrugën ‘Bab Rexha’ është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç”, njoftoi Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit tё policisё, “paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”.

Njё grup hetimor ёshtё ngritur dhe po punon pёr zbardhjen e rrethanave tё ngjarjes.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore