Zgjedhjet në Shqipëri

Tirana me ngjyra dhe hijet e politikës gri


Tirana është qendra gjeografike, ekonomike dhe sociale e Shqipërisë.

Pesë, janë bashkitë që përbëjnë këtë qark: Kavaja, Rrogozhina, Vora, Kamza dhe kryeqyteti, Tirana.

Si qarku më dinamik dhe më i populluar i vendit, Tirana i jep sallës së parlamentit numrin më të madh të deputetëve – 36 të tillë.

Një e treta e popullsisë jeton në Tiranë – po ashtu, një e treta e Kuvendit zgjidhet nga Tirana.

Me kontraste të thella, shpesh edhe kaotike, Tirana bën të funksionojë gjithë organizmin shqiptar.

Tirana ka ndërruar shpesh qasje politike, por në dekadën e fundit, epërsia socialiste, ka qenë e dukshme.

Në tërësi, janë të regjistruar 910 mijë votues.

Prej tyre, në vitin 2017, votuan 423 mijë.

Me dy mandate të shtuara në vitin 2021, Tirana shumëngjyrëshe nën hijen e politikës gri, mund të jetë qarku përcaktues i zgjedhjeve të 25 prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore