Zgjedhjet në Shqipëri

Tirana, befasia e 25 prillit


Qarku i Tiranës ka shënuar një surprizë të vërtetë në zgjedhjet e 25 prillit, sipas Exit Poll-it nga Albanian Post.

Në projeksionin e Tiranës, Partia Demokratike ka marrë epërsinë, për herë të parë në dekadën e fundit. 46.4% e votave të kryeqytetit u takojnë demokratëve. Ndërkaq, socialistët marrin 44.6% të votave.

Lëvizja Socialiste për Integrim, në Tiranë, shënon rënie duke marrë 6.6% të tërësisë së votave.

Me këtë shpërndarje, pavarësisht epërsisë me rreth 2%, demokratët ndajnë të njëjtat mandate me socialistët – 17 për secilën parti.

LSI-ja, nga ana tjetër, merr dy mandate në Tiranë.

Kjo, pritet ta bëjë diferencën midis dy palëve, me dy mandate.

Nga zgjedhjet e kaluara, Partia Demokratike, sipas projeksionit, merr gjashtë mandate më shumë. Kjo është edhe rritja më e madhe e demokratëve në nivel qarku.

Socialistët ndërkaq, bien me një mandat në krahasim me vitin 2017. LSI-ja bie me plot tre të tillë.

Përtej kësaj, demokratët janë edhe në epërsi për të marrë një mandat më shumë në Tiranë, nëse arrijnë të tejkalojnë me pak më shumë se 4 mijë vota Partinë Socialiste.

Tirana ka pasur një përqindje të lartë të elektoratit gri në gjithë sondazhet e zhvilluara. Kjo, u reflektua tashmë edhe në rezultatet paraprake nga Exit Poll-i i Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore