Lajme

Thellohet kriza politike në Liban, kryeministri jep dorëheqjen


Në të majtë ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në të djathtë Kryeministri Libanez Saad al-Hariri, gjatë një takimi në Beirut, mars 2019.

Kryeministri në detyrë i Libanit, Saad Hariri, dha dorëheqjen të enjten e 15 korrikut. Nëntë muaj pasi u emërua në këtë post nga Parlamenti, vjen largimi i tij, duke e futur dhe më tej vendin në kaos dhe pasiguri.

Libani po kalon një krizë ekonomike të paparë, të përshkruar nga Banka Botërore si një nga më të këqijat në botë në 150 vjet.

“Është e qartë se ne nuk do të jemi në gjendje të pajtohemi me presidentin”, tha Hariri, pas një takimi 20-minutësh me presidentin Michel Aoun.

Hariri u takua të mërkurën me Aoun-in, pas një bllokimi disa javësh në përpjekjet e reja për të zgjidhur ngërçin politik.

Më tej, ai bëri me dije se kishte propozuar një kabinet të ri me 24 ministra. Duke i lënë afat Aoun-it deri të enjten për një përgjigje. Kishte raporte se kjo ishte një përpjekje e fundit nga Hariri.

51-vjeçari dha dorëheqjen nga posti i tij në tetor të vitit 2019, për shkak të protestave mbarëkombëtare, të cilat kishin kërkuar reforma të mëdha dhe dënuan të gjithë klasën politike.

Një vit më vonë, ai u emërua edhe një herë në këtë post nga Parlamenti në mes të një krize ekonomike dhe muaj pas shpërthimit masiv që shtoi shqetësimet e vendit.

Më shumë se 200 njerëz vdiqën në shpërthimin që dëmtoi qytetin dhe plagosi mijëra të tjerë. Një hetim vazhdon për atë që e shkaktoi shpërthimin.

Por që kur Hariri u emërua përsëri kryeministër, një luftë për pushtet ka dalë midis tij, Aoun-it dhe dhëndrit të tij, Gebran Bassil. Ky i fundit kryeson bllokun më të madh në Parlament.

Udhëheqësit e lartë nxorën “brirët” mbi formën e qeverisë, ndërsa problemet ekonomike të vendit, që shpaloseshin që nga fundi i vitit 2019, u përkeqësuan.

Mosmarrëveshja ishte rreth asaj se kush ka më shumë ndikim mbi kabinetin e ardhshëm, i cili do të mbikëqyrë reformat kritike dhe zgjedhjet. Që të dy palët kanë fajësuar njëri-tjetrin se kush ishte përgjegjës për bllokimin.

“Unë u justifikova nga formimi i qeverisë. Zoti e ndihmoftë vendin”, tha Hariri, para se të largohej.

Ndërmjetësimi rajonal dhe ndërkombëtar nuk ka arritur të kapërcejë dallimet midis dy palëve.

Zyrtari i Lartë i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha gjatë një vizite në Liban muajin e kaluar se një luftë për pushtet dhe një rast mosbesimi i fortë është në zemër të udhëheqësve politikë.

Nuk është e qartë se kush do ta zëvendësojë Hariri-n. Problemet ekonomike të vendit janë përkeqësuar nga grindjet politike.

Monedha kombëtare, e lidhur me dollarin për gati 30 vjet, ka qenë në një rënie të lirë, duke humbur më shumë se 90% të vlerës së saj që nga fundi i vitit 2019.

Menjëherë pasi doli lajmi për rrëzimin e Hariri-t, paundi libanez arriti një ulje të re, duke u shitur për 20 mijë dollarë në tregun e zi.

Ekonomia e Libanit është tkurrur me mbi 20% në vitin 2020. Varfëria është thelluar po ashtu. Më shumë se 55% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore