Lajme

Tetë ushtarë izraelitë të vrarë në një shpërthim në Rafah


Tetë ushtarë u vranë në shpërthimin e një automjeti të blinduar pranë qytetit të Rafah, në jug të Gazës.

Kështu njoftuan të shtunën Forcat e Mbrojtjes izraelite, siç raporton Haaretz.

Kapiteni Wassem Mahmoud, 23 vjeç, nga fshati Beit Jann në Izraelin verior, ishte një nga ushtarët e vrarë.

Ushtria izraelite nuk e di ende nëse shpërthimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes i vendosur nga Hamasi apo nga eksplozivët që ushtarët mbanin për të hedhur mina në zonë.

Shpërthimi ndodhi herët në mëngjes të së shtunës, kur transportuesi i blinduar i personelit në të cilin ndodheshin ushtarët po udhëtonte në zonën e lagjes Tel al-Sultan në Rafah, ku disa automjete të tjera kishin kaluar tashmë paraprakisht.

Shpërthimi shkatërroi plotësisht automjetin dhe tetë ushtarët brenda tyre u vranë menjëherë.

Familjarët e Mahmud thanë se ai ka shërbyer në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacionit tokësor.

Dora e tij u plagos nga copëzat në fillim të luftës, por Mahmoud refuzoi t’i nënshtrohej një operacioni, duke dashur të kthehej në luftime, shtoi familja e tij

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore