Lajme

Tesla tërheq 2 milionë makina në SHBA për shkak të defektit në sistemin Autopilot


Tesla po tërheq më shumë se dy milionë makina pasi rregullatori amerikan zbuloi se sistemi i ndihmës së shoferit, Autopilot, ishte pjesërisht me defekt.

Tërheqja pason një hetim dyvjeçar për përplasjet, të cilat ndodhën kur Autopilot ishte në përdorim.

Tesla ka njoftuar se do të lëshonte një përditësim të software-it për të rregulluar problemin.

Tërheqja vlen për pothuajse çdo Tesla të shitur në SHBA që kur funksioni Autopilot u prezantua në vitin 2015.

Autopilot ka për qëllim të ndihmojë shoferët me drejtimin, përshpejtimin dhe frenimin – por pavarësisht emrit, ai në mënyrë kritike nuk mund të drejtohet pa ndihmën e përdoruesit.

Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave të SHBA (NHTSA) ka bërë me dije se tërheqja është për shkak të një problemi me sistemin e monitorimit të shoferit të Autopilotit, i cili zbulon nëse shoferi po i kushton vëmendje.

Kjo ka për qëllim të kontrollojë gjëra të tilla si nëse shoferi i ka duart në timon.

Por Tesla ka deklaruar se kontrollet e sistemit “mund të mos jenë të mjaftueshme për të parandaluar keqpërdorimin e shoferit”.

NHTSA ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë software-in sapo të përditësohet.

Sakaq, kjo është tërheqja e dytë këtë vit që prek automjetet Tesla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore