Lajme

Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë godet Turqinë Perëndimore


Një tërmet me madhësi 4.5 ballë goditi provincën perëndimore të Turqisë mëngjesin e 21 janarit. Kjo u bë e ditur nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive njoftoi në faqen e tij të internetit se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin Seferihisar.

Shteti i Turqisë është i prirur për lëkundjet sizmike. Tetorin e kaluar, një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.6 ballë goditi qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin, duke vrarë të paktën 115-të vetë dhe duke plagosur më shumë se 1 mijë të tjerë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore