Film

Taylor Swift pjesë e filmit të ri nga David Russell


Këngëtarja e muzikës pop dhe aktorja e njohur, Taylor Swift, do të jetë pjesë e filmit të ri të regjisorit, David O. Russell.

Swift i është bashkuar kastit të gjerë të aktorëve të cilët janë pjesë e këtij projekti kinematografik, përfshirë këtu; Christian Bale, Margot Robbie, John David Washington, Rami Malek e Zoe Saldana.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura për publikuan, kështu duke mos e zbuluar as emrin e tij.

Filmi “Joy”.

Ky do të jetë filmi i parë i drejtuar nga ai që nga viti 2015, kur e bëri regjinë e filmit “Joy” me Jennifer Lawerence.

Filmi pritet të shënoj sukses pas lansimit të tij, bazuar në arritjet që regjisori, Russell, kishte arritur në projektet e kaluara filmike me anë të së cilëve kishte fituar edhe çmime “Oscars”.

Gjithsesi, dy nga filmat e tij më të suksesshëm janë “American Hustle” dhe “Silver Linings Playbook”.

Ndërsa periudha me pandemi dhe Coronavirus, ka ndikuar në këngëtaren, Taylor Swift, e cila kishte publikuar dy albume, “Folklore” dhe “Evermore”, të vlersuara me kritika pozitive e që shënuan shitje masive në treg.

Projekti i ardhshëm shënon rolin e saj të parë që nga “Cats”, një shfaqje me muzikë e Andrew Lloyd Webber.

Fotografi e shkrepur gjatë shesh gjirimeve të Taylor Swift, në filmin “Cats”.

Swift portretizoi macen e mrekullueshme dhe të qetë të quajtur “Bombalurina”. Ajo gjithashtu bashkë-shkroi këngën “Beautiful Ghosts”, një nga momentet e pakta të paharrueshme të të gjithë produksionit.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e roleve të filmit, këngëtarja ka treguar se pëlqen të jetë pjesë e filmave me kast profesional.

Taylor bëri debutimin e saj në film në komedinë romantike “The Valentines Day”, të vitit 2010, së bashku me Jessica Alba, Jessica Biel, Bradley Cooper dhe Taylor Lautner.

Ajo po ashtu mori pjesë në dramën distopiane “The Giver” dhe pati një rol zëri në filmin e animuar “The Lorax”.

Në vitin 2020, ajo ishte subjekt i dokumentarit “Miss Americana”, i cili u shfaq premierë në “Sundance Film Festival” dhe më vonë debutoi në Netflix.

“Miss America” – Netflix.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore