Kosova

Sveçla: Kosova do të bashkëpunojë me BE-në për një Evropë më të sigurt


Xhelal Sveçla dhe Ylva Johansson

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë ditës së enjte ka takuar Komisioneren Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, me ç’rast janë dakorduar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për një Evropë më të sigurt dhe në bashkëpunim me BE-në dhe vendet tjera, të shënojnë progres në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Sveçla, mes tjerash gjatë takimit ka njoftuar Johansson me prioritetet dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë fushë, njofton faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Xhelal Sveçla në takim me Komisioneren Evropiane, për Punët e Brendshme, Ylva Johansson

Ministri i Punëve të Brendshme gjithashtu ka potencuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftën e përbashkët me BE-në për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, përfshirë këtu edhe kontrabandimin me migrantë.

Në anën tjetër Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme ka theksuar vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën dhe fushat me interes së përbashkët.

Në fund Sveçla ka ftuar komisioneren që ta vizitojë Kosovën dhe nga afër të shoh përparimet dhe sfidat në fushën që mbulohet nga dyja palët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore