Përballje

Superliga e Kosovës/ E diela vjen me dy ndeshje interesante


Xhiroja e 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe këtë të diele, ku do të zhvillohen dy ndeshje interesante.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do të luajë në shtëpi dhe do ta presë skuadrën e Drenicës.

Therandasit duhet ta fitojnë këtë ndeshje në mënyrë që ta parakalojnë Dritën, pasi gjilanasit kanë 41 pikë në vendin e parë, aq sa ka edhe Ballkani i vendit të dytë.

Në anën tjetër, Drenica është në vendin e tetë (zonën e play-off) dhe do të kërkojë pikë për të ikur nga ky klasifikim.

Edhe ndeshja tjetër e ditës së sotme është interesante, aty ku Gjilani do ta presë skuadrën e Malishevës.

Gjilanasit aktualisht mbajnë vendin e tretë me 28 pikë, por do të kërkojnë pikët në këtë ndeshje për t’u shkëputur sa më shumë prej vendit të katërt dhe të pestë që mbahen nga Prishtina dhe Llapi.

Në anën tjetër Malisheva është në urgjencë për pikë, të cilët gjenden në vendin e parafundit në tabelë me 19 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore