Gatimi

Supë peshku me karota dhe patate


Peshku është ndër ushqimet më të shëndetshme për tu konsumuar. Ai mund të konsumohet në mënyra të ndryshme.

Në formën e një supe me karota dhe patate, merr një shije  të veçantë.

Përbërësit për supën: një  kokë salmoni (mund ta bëni në të njëjtën mënyrë dhe me peshk çfarëro), një kungull, dy karota, 2-3 patate, kripë, piper, limon, majdanoz dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Patatet i grijmë kubik të vegjël në mënyrë që të ziejnë më shpejt dhe i vendosim të ziejnë me pak kripë për 20-25 minuta. Pasi jane zierë nxirret koka e peshkut dhe perimet me kujdes. Kullojmë lëngun, ndërkohë perimet i vendosim në blender dhe shtojmë lëng deri sa të mbulohen.

Ndërkohë nga koka e peshkut heqim pjesët e ngrënshme që t’i shtojmë në supë. Masën homogjene të përfituar nga blenderi e kalojmë nlë tenxhere dhe i japim një valë 3-4 minuta.

Rregullojmë kripën dhe i hedhim pak kripë, piper dhe vaj ulliri duke shtuar edhe peshkun në tenxhere. I shtrydhim gjysmë limoni dhe e keni gati.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore