Gatimi

Supa e hudhrës trajton virozat


Sipas një studim të realizuar nga Universiteti i Washingtonit, tregon se hudhra e bardhë është shumë herë më e efektshme se sa antibiotikët në betejat kundër sëmundjeve, të shkaktuara nga bakteret.

Më poshtë kemi një supë  ideale për shëndetin tuaj kur po përballeni me ndonjë virus apo ftohje.

Përbërësit që nevojiten janë:

5 thelpinj hudhra të prera imët; 2 lugë gjalpë; 2 lugë vaj ulliri; 1 lugë trumëz të freskët, 6 filxhanë (nga 250 ml) supë pule; 2 hudhra të kuqe; 3 filxhanë bukë të thekur të prerë në copa të vogla.

Së pari nxeheni furrën në 180 C. Prisni majat hudhrave, shtoni vajin e ullirit dhe futini në një folio alumini.

Piqeni në furrë përreth 90 min e më pas lëreni të ftohet.

Më pas nxehni dy lugë vaj ulliri dhe gjalpë në temperaturë mesatare. Shtoni hudhrat e kuqe duke i pë rzier vazhdimisht. Lërini të që ndrojnë 10 minuta. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe shtojini trumëzat. Uleni temperaturën dhe lëreni të qëndrojë dhe për 5 minuta në vazhdim.

Këtë masë të fituar përzieni me mikser derisa ta mbërrini një masë të trashë homogjene. Shtojeni piperin e zi dhe kripën sipas dëshirës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore