Lajme

Sulm masiv në Kanada: Policia premton kapjen e autorëve


Pas ngjarjes së në Kanada, ku të paktën 10 persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë, Policia ka premtuar se po bën gjithçka që ka në dorë për arrestimin e dy autorëve të dyshuar.

Këta të fundit, të quajtur Damien Sanderson dhe Myles Sanderson janë në arrati dhe konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.

Banorëve u është thënë të strehohen në vend, pasi policia ende po mundohet të vihet në gjurmët e autorëve.

Mediat botërore shkruajnë se janë ngritur pika kontrolli.

Policia u ka kërkua shoferëve që të mos marrin persona të panjohur nga autostopët.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në James Smith Cree Nation – një komunitet indigjen me rreth 2 mijë banorë në veri-lindje të Weldon, ku jetojnë rreth 200 njerëz.

Dhe një alarm për persona të rrezikshëm u dërgua në të gjithë telefonat celularë në të gjithë provincat e Saskatchewan, Manitoba dhe Alberta – një rajon i madh pothuajse sa gjysma e Evropës.

Ky është një nga aktet më vdekjeprurëse të dhunës masive që Kanadaja ka parë ndonjëherë.

Sipas Policisë, viktimat dhe të lënduarit u gjetën në 13 vende të ndryshme.

Kryeministri, Justin Trudeau, e përshkroi sulmin në median sociale Twitter si “të tmerrshëm”.

Në një konferencë shtypi të dielën në mbrëmje, policia tha se mund të kishte më shumë njerëz të plagosur.

Marrëdhënia midis Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sanderson, 30 vjeç, është e paqartë dhe autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Të dyshuarit u panë për herë të fundit rreth drekës të dielën dhe po udhëtonin me një Nissan Rogue të zi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore