Lajme

Sulltani i Oman-it krijon postin e princit të kurorës dhe ndryshon kushtetutën


Sulltani i Oman-it ka njoftuar një ndryshim të kushtetutës së vendit të hënën.

Omani gjendet në bregdetin juglindor të Gadishullit Arabik. I vendosur në një pozicion të rëndësishëm strategjik në grykën e Gjirit Persik, Omani luan një rol kyç në rajon duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e mira me shtetin e Iranit.

Këto ndryshime përfshijnë emërimin e një princi kurore për herë të parë dhe hapa për të rritur transparencën e qeverisë.

Vendimi vjen një vit pas vdekjes së Sulltan Qaboos bin Said.

Said e drejtoi Oman-in në modernizëm dhe tejkaloi me sukses ndarjet sektare dhe politike të rajonit.

Qeveria po përballet me presione në rritje në vend.

Ndryshimet kushtetuese synojnë të krijojnë zgjidhje në rast të ndonjë krize destabilizuese në të ardhmen.

Sulltani Haitham bin Tariq Al Said, ish-ministri i Kulturës, erdhi në pushtet vitin e kaluar mes spekulimeve të forta.

Spekulimet erdhën pas vdekjes së kushëririt të tij, i cili nuk la asnjë trashëgimtar.

Emri i sulltanit aktual ishte shkruar në një zarf të mbyllur, në pallatin, në Muscat.

Sulltani Haitham ka riemëruar dhe riorganizuar ministritë e kontrolluara dikur nga paraardhësi i tij.

Sulltani ndryshoi ligjin themelor të Oman-it duke lejuar emërimin e një princi kurore.

Kjo praktikë e trashëgimisë po ndiqet nga ana e çdo shteti tjetër të Gjirit Arab.

Njoftimi i së hënës nuk përcaktonte kush do të ishte princi i kurorës ose çfarë përgjegjësish do të kishte ai.

Në dekretin e sulltanit është vendosur krijimi i një komiteti për të monitoruar dhe vlerësuar performancën e zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Situata e vështirë ekonomike e Oman-it

Oman-i pritet të ketë një deficit buxhetor prej rreth 5.7 miliardë dollarësh në 2021.

Shteti arab po planifikon të marrë më shumë borxh duke marrë në konsideratë se borxhi i shtetit përbënte 60% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto (PBB) në 2020.

Ekonomia e Oman-it, i cili prodhon më pak se një milion fuçi naftë në ditë, është dëmtuar nga rënia e çmimeve të naftës gjatë pandemisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerësoi se ekonomia e Oman-it u tkurr me 10% vitin e kaluar, tkurrja më e fortë ekonomike në shtetet e Gjirit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore