Lajme

Suedia dëshiron Mark Rutte si shefin e ardhshëm të NATO-s


Suedia është ndër vendet anëtare të NATO-s, të cilat duan që kryeministri holandez Mark Rutte të udhëheqë aleancën e mbrojtjes.

Kjo pasi mandati i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg skadon në tetor, ka bërë me dije qeveria e vendit nordik.

“Mark Rutte është një udhëheqës i mençur me përvojë solide”, ka dalluar kryeministri Ulf Kristersson në një deklaratë.

“Në një kohë të karakterizuar nga një pasiguri e shtuar dhe një situatë e përkeqësuar e politikës së sigurisë, nevojitet një NATO e fortë, e cila përmes parandalimit dhe mbrojtjes kontribuon në sigurinë e të gjithë aleatëve dhe në promovimin e paqes dhe lirisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore