Pajisje

Startup-i që prodhon “robotët kirurgë” më të vegjël në botë


Ndarja e robotëve nuk është vetëm ajo mes atyre humanoidë apo industrialë.

Disa versione më të vogla të tyre janë të aftë të ndërhyjnë në situata të paarritshme për dorën e njeriut.

Startup-i Medical Microinstruments (Mmi) në provincën e Pizës prodhon ronotin më të vogël në botë.

Mikro-instrumentet e ndërthurura janë në gjendje të kryejnë numrin më të madh të lëvizjeve të disponueshme në kirurgjinë robotike me një saktësi që shkon përtej asaj të njerëzve.

Sakaq, veçoritë eliminojnë problemin e dridhjes natyrale të duarve dhe lejojnë një numër më të madh kirurgësh të kryejnë me sukses ndërhyrjet komplekse mikrokirurgjike.

Të gjithën këtë duke zgjeruar në të njëjtën kohë fushën e të ashtuquajturës super mikrokirurgji.

Ajo është degë e kirurgjisë transversale që aplikohet në të gjithë trupin e njeriut për të operuar shumë anatomitë e vogla.

Nënkryetari i kërkimit, Massimiliano Simi, ka treguar se mikrokirurgu punon vetëm me duar dhe me syze zmadhuese.

Por ai mund të ketë të paktën njëqind mikron dridhje natyrale. Përveç kësaj, nevojiten vite dhe vite trajnimi për t’u bërë mikrokirurg.

Kështu që zgjidhja me robot lejon operimin duke përdorur një levë. Kjo i lejon kirurgët të mësojnë më shpejt dhe redukton dridhjen deri në 20 herë, duke kontraktuar përsëritjen e trombozës me 50 për qind.

Këta robotë operativë  përdoren për të kryer rindërtim mikrokirurgjik të enëve limfatike që janë prerë për shkak të ndërhyrjeve.

Po ashtu përdoren për të kryer rindërtime delikate post-traumatike të gjymtyrëve.

Roboti Symani përdoret tashmë në spitalet në Firence, Cyrih dhe Salzburg dhe kompania po e instalon edhe në spitale të tjera në Evropë.

Ideja ka qenë e disa viteve më parë, kur vetë Simit, një inxhinier biomjekësor në Universitetin e Pizës, pas një doktorature në kirurgjinë robotike dhe një viti kërkimi në një nga universitetet më të mira amerikane për mjekësinë, takoi Giuseppe Maria Prisco.

Ai e përqafoi menjëherë projektin dhe u bë bashkëthemelues së bashku me Hannah Teichmann.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore