Aplikacione

Spotify zgjeron funksionin e tij me AI në nivel global


Spotify po zgjeron “DJ”-in e tij të fuqizuar nga AI në dhjetëra tregje në mbarë botën, gjashtë muaj pas publikimit të tij.

Spotify DJ është një funksion i cili krijon lista muzikore bazuar në zakonet tuaja, i mundësuar nga AI, që përdor një zë të ngjashëm me DJ-në për të imituar stilin e një radiostacioni.

Spotify publikoi për herë të parë DJ në SHBA dhe Kanada në shkurt, përpara se ta publikoj funksionin në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë tre muaj më vonë.

DJ do të mbetet një veçori beta për momentin, por ai tani do të jetë i disponueshëm për abonentët premium në rreth 50 tregje anembanë globit, duke përfshirë Suedinë, Australinë, Zelandën e Re, Gana, Nigerinë, Pakistanin, Singaporin dhe Afrikën e Jugut.

Spotify Debuts a New AI DJ, Right in Your Pocket — Spotify

Megjithatë, shumica dërrmuese e Bashkimit Evropian nuk do të ketë ende qasje në funksion.

Dhe gjithashtu vlen të përmendet se në tregjet e reja ku DJ është tani i disponueshëm, ai do të ofrohet ende vetëm në anglisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore