Bota

Spanja do t’i falë separatistët katalanas


Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka konfirmuar planet për faljen e separatistëve katalanas këtë javë.

Nëntë udhëheqës u burgosën pёr kryengritje, nё një përpjekje pёr të shpallur pavarёsinё në vitin 2017.

Tre tё tjerё u akuzuan pёr mosbindje, por nuk u burgosёn. Faljet e tyre do të dërgohen në kabinet të martën.

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër këtyre planeve këtë muaj, por qeveria thotë se masa do të ndihmojë në qetësimin e tensioneve me Katalonjën.

Përpjekja për pavarësi e rajonit gjysmë-autonom gati katër vjet më parë e zhyti Spanjën në krizën e saj më të madhe politike në 40 vjet.

Kundërshtarët, megjithatë, kanë akuzuar qeverinë spanjolle se këta hapa po i ndërmerr për të fituar mbështetje politike.

“Për të arritur një marrëveshje dikush duhet të bëjë pothuajse gjithmonë hapin e parë. Qeveria Spanjolle do ta ndërmarrë atë hap tani”, njoftoi Sánchez gjatë një fjalimi në Barcelonё, të hënën.

Njё sondazh i fundit pёr gazetёn spanjolle El Mundo zbuloi se rreth 61% e njerëzve ishin kundër faljes së udhëheqësve separatist.

Gjykata e Lartë e vendit ka thënë gjithashtu se e kundërshton vendimin, megjithëse pozicioni i saj nuk është i detyrueshëm.

Vendimi i kryeministrit është pritur gjithashtu me zemërim nga protestuesit katalanas, të cilët thonё se udhëheqësit nuk duhet të ishin burgosur kurrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore