Shqipëria

SPAK bën bilancin e muajit maj: Janë dënuar 50 të pandehur dhe janë sekuestruar mbi 3 milionë euro


Prokuroria e Posaçme “SPAK” ka bërë publike statistikat e muajit maj për vitin 2022.

Sipas të dhënave, SPAK ka konfiskuar rreth 3 milionë e 430 mijë euro, janë dënuar 50 të pandehur dhe janë dërguar për gjykim 27 të tjerë.

Gjithashtu, njofton Prokuroria e Posaçme, janë regjistruar 22 procedime penale, me 15 persona nën hetim, nga të cilët 11 procedime me 11 persona nën hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime me 4 persona nën hetim për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Ndër vlerat monetare të kërkuara nga SPAK për sekuestrim, janë konfiskuar me vendim përfundimtar të gjykatës 3 milionë e 430 mijë e 130 euro, 80 mijë franga zvicerane dhe 500 m2 tokë në bregdet.

“Janë vënë në ekzekutim 5 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja”, mbyllet njoftimi i SPAK.

Kujtojmë që operacioni më i madh i organizuar muajin që lamë pas ishte ai i koduar “Golden Bullet”, ku u lëshuan 32 urdhërarreste, nga të cilat u ekzekutuan 18.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore