Shqipëria

Kraja-Nano, detajet e 32 urdhërarresteve


Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në orët e para të 19 majit lëshoi 32 urdhërarreste për krime të rënda dhe krim të organizuar, nga të cilat janë ekzekutuar 18 masa.

Kjo u bë e ditur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në fjalën e tij, Kraja shtoi se, si pasojë e hetimeve, janë zbuluar tetë grupe kriminale në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Nano theksoi se, përveç urdhërarresteve, janë kryer edhe kontrolle nëpër banesa.

Kreu i Policisë së Shtetit u shpreh se operacioni vijon ende dhe se priten arrestime të tjera.

Operacionin e SPAK-ut e ka përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore