Sport

Sonte zyrtarizohet formati i Super Ligës Evropiane, luftë me UEFA-në


Real Madrid-i, së bashku me disa klube të mëdha evropiane, sonte do të zyrtarizojnë Super Ligën Evropiane.

Kjo ligë thuhet se është ide e klubit gjigant spanjoll dhe të kuqve të Manchester-it, United-it.

Një ide që nuk pëlqehet aspak nga fansat e këtij sporti, por as nga UEFA, sonte mesa duket do të zyrtarizohet për një fillim të ri në futboll.

Një ditë përpara se UEFA të zyrtarizojë formatin e ri të Champions League, Perez dhe grupi lëvizin më shpejtë.

Mediat e huaja e konsiderojnë si një luftë të hapur.

Skuadrat pjesëmarrëse do të jenë gjashtë nga Anglia, tre nga Italia dhe tre nga Spanja.

Nëse gjërat shkojnë siç duhet, kjo ligë pritet të filloj në vitin 2023.

Por, siç raporton Marca, liga mund të filloj edhe vitin tjetër, duke parë konfliktin që është shkaktuar mes UEFA-s dhe presidentëve të Manchester United-it dhe Real Madrid-it.

Për skuadrat pjesëmarrëse, kjo ligë pritet të zëvendësojë ligën e kampionëve, që do të vazhdojë, por pa “armët” e tyre kryesore.

Në ditët në vijim, pritet të shihet se çfarë impakti do të kenë këto ngjarje në të ardhmen e futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore