Lajme

Sllovakia “përjashton” (pa përjashtuar) 35 diplomatë rusë


Sllovakia nuk ka marrë një vendim të drejtpërdrejtë për të përjashtuar diplomatët rusë si shumë vende të tjera të Bashkimit Evropian, mirëpo pavarësisht këtij fakti, Qeveria ka limituar numrin e atasheve diplomatikë në Bratisllavë, duke detyruar praktikisht tërheqjen e tyre nga Moska.

Teknikisht, nuk ka përjashtim. Praktikisht, 35 diplomatë rusë do të ikin nga Sllovakia dhe do të kthehen në Rusi.

Vendimi është marrë nga ministri i Jashtëm sllovak, në përgjigje të aktiviteteve të Ambasadës ruse dhe stafit të saj.

Sipas deklaratës, veprimet e ndërmarra nga ta, bien ndesh me Konventën e Vienës mbi raportet diplomatike të vendeve.

Në bazë të stafit aktual rus, i cili përbëhet nga rreth 70 persona, llogaritjet tregojnë se ai praktikisht përgjysmohet.

Ishin katër vende të tjera, të cilat në ditët e shkuara morën vendime mbi diplomatët rusë.

Irlanda, Belgjika, Holanda dhe Republika Çeke, dëbuan në tërësi 43 diplomatë rusë të martën.

Disa prej tyre, edhe me akuza për spiunazh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore