Përballje

Skuadra e Ivan Balliut ia shkakton humbjen e parë Real Madrid-it


Skuadra e Ivan Balliut, Rayo Vallecano, ka bërë befasinë në javën e 13-të në La Liga.

Ekipi i mbrojtësit të Shqipërisë, e ka mposhtur Real Madrid-in në një ndeshje dramatike me rezultat 3:2.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Vallecano zhbllokoi ndeshjen me anë të Santi Comesana, që u asistua prej Fran Garcia.

Por, mysafirët nga Madridi ia dolën ta përmbysnin rezultatin me dy gola brenda katër minutash.

Fillimisht, Luka Modric ia doli të shënonte nga penalltia në minutën e 37-të, pastaj Eder Milito shënoi për 1:2.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzun dhe barazuan rezultatin në fundin e pjesës së parë me anë të Alvaro Garcia.

Vallecano, riktheu përsëri epërsinë me golin e Oscar Trejo në minutën e 67-të, që realizoi nga penalltia.

Carlo Ancelotti tentoi që me disa zëvendësime të merrte së paku një pikë, por ishin të pasuksesshëm.

Kjo ishte humbja e parë e Real Madrid-it në këtë edicion, që tani gjendet në vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se lideri Barcelona.

Kujtojmë që në këtë ndeshje, paraqitje shumë të mirë pati edhe Balliu, i cili lujti në krahun e Vinicius Junior.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore