Sport

Skemat më të përdorura të trajnerëve të Superiores


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar skemat që trajnerët e Kategorisë Superiore kanë përdorur më shumë gjatë ndeshjeve që kanë luajtur deri më tani. Dominojnë skemat me katër mbrojtës.

Një shpërndarje grafike e skemave të përdorura, dominohet nga 4-1-4-1, ndërsa me pak e përdorura është 3-3-3-1.

Skema 4-1-4-1, përdoret në 25.9% të rasteve, e ndjekur nga 4-2-3-1 në 18%, 4-3-3 në 9.3%, 4-4-2 në 6.7% dhe 4-4-1-1 në 5.7%.

Taktika 5-4-1 përdoret në 5.55 të rasteve, 3-4-1-2 në 5.4%, 4-3-1-2 në 5.4%, 3-4-2-1 në 4.6%, 3-4-3 në 4.4%, 3-5-2 në 3.5%, 5-3-2 në 3%, 4-3-2-1 në 2.2% dhe 3-3-3-1 në 0.4%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore