Sport

“Sir” Robert Lewandowski


Futbollisti polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, është nderuar me çmimin “Cross of the Order” të restitutës së Polonisë nga presidenti i vendit Andrzej Duda.

Lewandowski e pranoi këtë çmim si rezultat i arritjeve të tij të jashtëzakonshme në sport dhe promovimin ideal të Polonisë në botë.

Ky është edhe nderimi më i lartë që mund të marrë një qytetar i shtetit të Polonisë.

Rreth këtij çmimi, sulmuesi i Bayern u shpreh shumë i lumtur:

“Jam shumë i nderuar që më është dhuruar një çmim si ky. Jam shumë krenar” tha Lewandowski.

Gjithë suksesin Lewandowski ja dedikon skuadrës me të cilën punon dhe familjes së tij.

“Futbolli është një sport kolektiv, jo individual”, filloi Robert, “gjithçka që kam arritur, gjithçka që kam punuar shumë për të, është meritë e trajnerëve, bashkëlojtarëve, stafit dhe familjes sime”.

Numri ‘9’ i Bayern-it tregon që nuk e ka ndërmend të ndalet dhe asnjë suksesë nuk do e “ngopë” atë:

“Pa marrë parasysh se çfarë kam fituar deri tani, nuk do ndalem. Ambicia ime është shumë e madhe, dhe nuk e ka ndërmend të pushoj vetëm pas disa sukseseve”.

Lewandowskipo kalon një sezon tjetër të jashtëzakonshëm, ku ka shënuar 35 gola në 26 ndeshje në Bundesliga.

Polaku ka edhe tetë ndeshje në dispozicion që të parakaloj rekordin e 40 golave në një sezon të Bundesliga-s, rekord ky i vendosur nga Gerd Muller.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore