Lajme

Simiçi nga Lista Serbe ankohet në Beograd


Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Igor Simić i cili është edhe shef i grupit parlamentar i Listës Serbe është ankuar për kinse sulmet ndaj të rinjve serb dhe objekteve fetare si rezultat i gjuhës së urrejtjes nga shqiptarët dhe politikanët shqiptarë.

Ai për mediumin shtetëror serb RTS, ka deklaruar se kinse kjo dhunë vjen si rezultat i mos reagimit të organeve kompetente të sigurisë në vend.

“Padyshim, me praninë e të gjitha forcave ndërkombëtare në zonën e Kosovës dhe Metohisë, serbët janë ende një grup etnik i pambrojtur në këtë zonë,” ka deklaruar ai.

Tutje Simiç ka thënë se Lista Serbe ka bërë thirrje disa herë bashkësisë ndërkombëtare lidhur me “rastet” por, asnjëherë nuk ka marr përgjigje nga ta dhe kjo disi po i aprovon ato sulme.

“Fakti është se të gjitha këto thirrje të dërguara nga Lista Serbe kanë mbetur të padëgjuara nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë. Kur bëhet fjalë për të rinj të zakonshëm, prindërit e të cilëve nuk janë në pozita të larta politike, padyshim që ata do të jenë të pambrojtur”, ka deklaruar Simić.

Ai mundohet që sulmet dhe kacafytjet që ndodhin mes komunitetit serb dhe të rinjve të atij komuniteti t’i paraqet si sulme nga shqiptarët dhe kinse nuk janë të mirëpritur ata në Kosovë dhe se për këtë as nuk e marrin mundin për të reaguar e aq më pak për t’i dënua.

Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës injorohen tërësisht nga ai dhe aq më tepër ato nuk konsiderohen si përgjegjëse për sigurinë e vendit.

“Ne nënkuptojmë kryesisht KFOR, EULEX dhe UNMIK, i cili gjithashtu mori mandatin e Këshillit të Sigurimit të KB për t’u kujdesur për paqen, sigurinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve,” ka deklaruar Simiç për RTS.

Këto pretendime të Simiç nuk qëndrojnë. Sulmi që ndodhi mes një grupi të rinjsh serb ndaj një të riu tjetër, pra rrahjes brutale të Nikolla Rashiqit, kishin reaguar të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe organet e sigurisë, por sulmin e kishin dënuar edhe akterër diplomatik të akredituar në Kosovë. Ndër reagimet publike që ishin bërë nga krerët e institucioneve dhe liderët e subjekteve politike, kishte reaguar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i cili kishte deklaruar se dhuna është e papranueshme ndaj kujtdo qoftë.

“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, kishte deklaruar ai./EO

Ditë më parë, është rrahur edhe një i ri serb në veri të Kosovës, bëhet fjalë për Millosh Rosiq, vëllai i  Marko Rosiqit i cili është një prej personave të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore