Përballje

Sigal Prishtina fiton Superkupën e Kosovës


Sigal Prishtina është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll, teksa në finale e mposhti Trepçën me rezultat të thellë

Ndeshja nisi me tensione që nga fillimi. Pas përfundimit të çerekut të parë, takimi u ndërpre për disa momente, pasi tifozët hodhën mjete piroteknike në fushë.

Ndeshja rifilloi dhe ishin prishtinasit që dominonin lojën, derisa pjesa e parë u mbyll me rezultat 28:23 në favor të tyre.

Pas përfundimit të pjesës së parë, dy tifozeritë, “Plisat” e Prishtinës dhe “Torcida” e Mitrovicës filluan të gjuanin sende në drejtim të njëri-tjetrit dhe më pas filluan përleshjet mes tyre.

Kjo gjë bëri që të reagoj policia, ku më pas i larguan nga salla që të gjithë.

Pra, pjesa e dytë filloi me vonesë pasi që policët ishin duke e bërë punën e tyre, teksa loja në vazhdim u zhvillua pa praninë e tifozëve.

Qe në fillim të pjesës së dytë, kryeqytetasit ishin dukshëm më të mirë, të cilët e fituan çerekun e tretë me 24: 14, kështu që rezultati ishte 52:37.

Edhe pjesa e mbetur e lojës foli në favor të kryeqytetasve, të cilët sfidën e mbyllën me rezultat 73:54.

Më i dalluari në fitoren e Prishtinës ishte Dustin Thomas me 16 pikë dhe gjashtë asistime.

Kjo ishte Superkupa e tetë në histori të klubit nga Prishtina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore