Stil

Si të largoni djersën e tepërt?


Ilustrim

Kur temperaturat bëhen “të padurueshme”, i gjithë organizmi paguan çmimin, papritur fillojnë të shfaqen telashe me sqetullat, duart e lagura, fytyra fillon të ngjitet dhe të gjitha këto ju bëjnë të mos ndiheni rehat.

Nëse problemi ka të bëjë me këmbët, përveç problemit të djersës, është e nevojshme të përballeni edhe me problemin e erës së keqe për shkak të baktereve që zakonisht banojnë në lëkurë. Por edhe kjo mund të zgjidhet.

Çdo natë para se të flini, mund të bëni një banjë këmbësh me çaj të zi. Ai përmban acid tanik që i mban këmbët të thata dhe vepron si deodorant.

Hidhni një filxhan çaj të zi të koncentruar në një legen me disa litra ujë të ngrohtë ose të vakët dhe lërini këmbët në të për rreth 15 minuta. Përndryshe, për të hequr qafe djersën e tepërt dhe për të eliminuar bakteret, holloni një filxhan uthull molle në një banjë këmbësh.

Për të luftuar djersën në fytyrë dhe qafë, provoni lëngun e aloe verës, një hidratues natyral me efekt ftohës që ndihmon në uljen e temperaturës së lëkurës. Holloni një lugë të kësaj bime në një filxhan me ujë të ftohtë dhe përdorni atë për të freskuar fytyrën dhe qafën, duke rihidratuar lëkurën dhe duke reduktuar djersitjen.

Çfarë duhet të bëni kundër sqetullave të djersitura?

Në këto raste, zgjidhja më e mirë është infuzioni i rozmarinës. Vendosni një lugë çaji me barishte të thata në një gotë me ujë të nxehtë, filtroni pas 10 minutash dhe lëreni të ftohet. Përdoreni këtë çaj për të lagur zonën e nënsqetullave në mëngjes dhe në mbrëmje. Ju mund të përdorni garzë ose pambuk për aplikim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore