Pajisje

Si të fikni një “PS5 Controller ” kur është i lidhur me bluetooth


Nëse çiftoni kontrolluesin Sony PlayStation 5 DualSense me smartphone, tablet ose PC tuaj duke përdorur Bluetooth, duhet të fikni manualisht kontrolluesin kur të keni mbaruar lojën për të kursyer jetën e baterisë. Ja si.

Edhe pse DualSense punon në mënyrë perfekte duke përdorur Bluetooth, ai nuk fiket edhe kur mbaroni duke përdorur kontrollorin PS5. Nëse mbyllni kompjuterin tuaj ose fikni telefonin tuaj, DualSense do të vazhdojë të përpiqet të lidhet me pajisjen me të cilën ishte çiftuar. Kjo çon në harxhimin e baterisë, të cilën mund ta shmangni duke fikur manualisht kontrolluesin PS5.

Për të fikur kontrolluesin PS5 DualSense, mbani të shtypur butonin PlayStation për rreth 10 sekonda.

Mund të konfirmoni që është fikur duke parë dritat përreth panelit të prekjes. Nëse nuk janë ndezur më, atëherë DualSense është çaktivizuar me sukses.

Për ta ndezur përsëri më vonë, thjesht mbani të shtypur butonin PlayStation për një moment derisa të ndizet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore