Film

Shuhet ikona e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida


Është shuar në moshën 95-vjeçare aktorja e njohur e kinematografisë italiane, një ikonë e vërtetë e filmit bardh e zi, Gina Lollobrigida.

Ajo kishte lindur në Subiaco të Italisë, më 4 korrik 1927 dhe u bë një prej aktoreve me profilin më të lartë në kinemanë evropiane, në vitet 1950 dhe 1960.

Përmes bukurisë së saj femërore, Lollobrigida u kthye në një ikonë jo vetëm të filmit, por edhe të sensualitet femëror, falë formave të saj trupore dhe një shikimi të thellë.

Në vitet 70’, pasi karriera si aktore nuk i jepte më atë çfarë dëshironte, u kthye në fotoreportere, ku intervista më kulminante e saj, u arrit me ish-liderin kuban, Fidel Castro, pikërisht kur mendohej se askush nuk mund të hynte në rrethin e tij.

Së fundmi, pati edhe zëra se Gina mund t’i futej politikës, si një person euroskeptik, por për shkak të moshës, ajo kurrë nuk e mori seriozisht angazhimin.

Përtej detit, ka gëzuar famë edhe për shikuesit shqiptarë, të cilët në pamundësi të kohës gjatë diktaturës, kanë parë shpesh edhe fshehurazi filma ku Lollobrigita ka pasur rol kryesor.

Ajo është nderuar në shtetin fqinj me një sërë dekoratash, përfshi edhe Urdhrin e Meritës së Republikës së Italisë apo Legjionin e Nderit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore