Lajme

Shtyhet për dy javë procesi mësimor në Kosovë


Arbërie Nagavci, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se procesi mësimor është vendosur të shtyhet për dy javët e ardhshëm.

Sipas Ngavacit, dikasteri të cilën ajo e drejton do të respektoj rekomandimet e Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha.

“Mësimdhënësit i njoftova se rekomandimet e fundit të IKSHPK-së janë që viti shkollor të shtyhet edhe për dy javë dhe ne do t’i respektojmë këto rekomandime për shkak se shëndeti duhet të jetë mbi të gjitha”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Nagavci shpreson që pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç është planifikuar, pra me prezencë fizike.

Ministrja e Arsimit, ka bërë të ditur se MASHT-i do të jetë çdo herë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre.

“Ngritja dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve për zbatimin në praktikë të Kurrikulës është proces shumë me rëndësi”.

Nagavci gjatë ditës së diel ka vizituar mësimdhënësit që po ndjekin trajnimin për Kurrikulë, që po mbahet në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”, në Prishtinë.

“MASHTI në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit po vazhdojnë me organizimin e trajnimit për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të rreth 1400 mësimdhënësve, të cilët këtë vit shkollor do të fillojnë zbatimin në praktikë të kurrikulës së re në institucionet edukativo-arsimore.Trajnimi po mbahet për mësimdhënësit parafillor, klasën e parë, gjashtë dhe dhjetë dhe përfshinë të gjitha fushat kurrikulare”, ka përfunduar Nagavci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore