Stil

Shtëpia mahnitëse e fshatit


Shtëpitë e bukura kërkojnë angazhim dhe kreativitet maksimal si nga ana e pronarit po ashtu edhe nga vet projektuesi i tyre. Shumë herë shohim shtëpi të ndërtuara deri në detajet më të vogla, por shtëpitë dhe vilat nuk janë të rezervuara vetëm për lagje elite të qyteteve të mëdha.

Në shumicën e rasteve, këto lloje të shtëpive në formë të kasolleve, përshtaten në një ambient të mbushur me gjelbërim dhe pemë, por nëse shtëpinë e rrethoni me driza e kaçuba me lule të bujshme, kjo do të jetë njëra nga shtëpitë e vërteta që i shohim në përralla.

Shtëpia që vlen të ceket është shumë luksoze në mënyrën e vet, e cila gjendët në një fshat ku ka fermë, në të cilën dikur ka jetuar hokeisti i famshëm, Eric Parker.

Kjo shtëpi gjendet në pronën Crimbourne Stud Billingshurst në Susses-in Perëndimor, të Kontesë tradicionale në Angli.

Në një pronë me një sipërfaqe prej rreth 20 hektarësh, e zbukuron shtëpia shumë e bukur e cila është ndërtuar në shekullin XV-të, e rrethuar edhe me 5 prona të tjera të vogla, me fusha rekreative, terren tenisi dhe me parcelën me stalla.

Shtëpia e ëndrrave gjithashtu posedon edhe katër dhoma të ditës të pajisura me mobilie luksoze, me televizorë të mëdhenj dhe me kamina të ngrohtë. Në shumicën e materialeve që janë përdorur në enterierin e saj, është druri dominues pikërisht për të qenë një me natyrën.

Po i njëjti vend posedon kuzhinë shumë të bukur, të pajisur plotësisht me elemente moderne dhe me një kombinim të thukët me veshje prej druri.

Pra, në gjithë shtëpinë malore dominon enterieri prej druri, trajet e ndërthurura mirë mes veti duke përfshirë edhe trapezarinë me tavolinë për ngrënie.

Ndërkaq çdo hapësirë e shtëpisë dallon nga të tjerët, sidomos me ngjyrat e mobilieve dhe tepihëve të butë.

Edhe dhomat e gjumit të cilat nuk janë të pakta në numër, janë luksoze në llojin dhe mënyren e tyre.

Kalimi pran banakut është i një rëndësie të veçantë, sepse nga aty shkohet drejt pishinës.

Zonat relaksuese janë mbresëlënëse.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore