Lajme

Shtëpia e Bardhë po monitoron karvanin kilometrik rus drejt Kievit


Imazhet e lëshuara nga kompania Maxar mbi një karvan ushtarak rus prej rreth 60 kilometrash, i cili po i drejtohet Kievit, ka vënë në alarm edhe Shtëpinë e Bardhë, nga ku mësohet se situata po monitorohet me vëmendje të lartë.

Zyrtarë të shumtë, kanë bërë me dije këtë fakt për median amerikane CNN.

Washingtonin, nuk e shqetëson thjesht madhësia e karvanit, por edhe dhuna e shtuar që mund të vijë karshi qytetarëve ukrainas.

Vetë rezistenca e këtyre të fundit, e ka shtangur gjithë botën. Pikërisht ajo, po e bën pushtimin e Ukrainës nga Rusia shumë të vështirë se sa paramendohej.

Karvani kilometrik nuk dihet me saktësi se sa larg Kievit ndodhet. Po ashtu, nga kompania Maxar, është bërë me dije se disa helikopterë ushtarakë dhe trupa, janë parë në lëvizje në Bjellorusi, vetëm 20 kilomtra larg kufirit me Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore