Boterori 2022

Shtatë “armët” e Mbappe-s


Anglia do të takohet me Francën në çerekfinalet e Kupës së Botës të shtunën – dhe një lojtar në veçanti është në mendjen e të gjithëve.

Sulmuesi i Paris St-Germain, Kylian Mbappe, mund të konsiderohet si lojtari më i mirë në botë për momentin dhe shumë është folur rreth mënyrës se si ai mund të ndalet nga Anglia e Gerath Southgate.

“BBC Sport” ka zgjedhur shtatë gjërat që duhet të dini për futbollistin 23-vjeçar, që është duke kaluar në një formë tejet të mirë.

1. Mbappe është lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori

Në vitin 2017, Kylian iu bashkua PSG-së, fillimisht si huazim, nga Monaco, kurse një vit më vonë u ble nga parisienët për shumën e 180 milionë eurove.

Është ende transferimi i dytë më i shtrenjtë ndonjëherë. Marrëveshja e vetme që kushtoi më shumë ishte kalimi i sulmuesit brazilian Neymar prej 222 milionë eurosh në PSG nga Barcelona në vitin 2017.

Mbappe ka shënuar 190 gola në 237 ndeshje për kampionët e Francës, ku luan së bashku me Neymar-n dhe Lionel Messi-n.

2. Mbappe është një fitues i dëshmuar

Në shtatë vjet si profesionist, 23-vjeçari ka fituar:

Kupën e Botës në vitin 2018 me Francën.

Ligën e Kombeve në vitin 2021 me Francën.

Pesë tituj kampion në Ligue 1 (katër me PSG-në dhe një me Monaco-n).

Tre Kupa të Francës me PSG-në.

Dy Kupa të Ligës së Francës me PSG-në.

Individualisht, ai ka fituar çmimin Golden Boy – që i është dhënë lojtarit më të mirë nën 21 vjeç në top ligat e Evropës.

Në vitin 2017, dy herë është shpallur lojtari francez i vitit dhe tre herë lojtari i vitit në Ligue 1 dhe lojtari i ri i vitit.

Ai u shpall gjithashtu si lojtari më i mirë i ri në Kupën e Botës në vitin 2018 dhe ishte golashënuesi më i mirë i Ligue 1 në katër sezone.

Dhe ai e ndihmoi PSG-në të arrinte finalen e parë të Ligës së Kampionëve në vitin 2020, megjithëse ata u mposhtën nga Bayern Munich.

3. Mbappe luan një rol kyç te Franca sidomos në Kupën e Botës

Ishte vetëm 19 vjeç kur luajti një rol kyç në ecurinë e Francës drejt lavdisë në Rusi 2018, duke shënuar katër gola gjatë rrugëtimit.

Goli i tij në fitoren 4:2 ndaj Kroacisë e bëri atë adoleshentin e dytë që shënon në një finale të Kupës së Botës, pas legjendës braziliane Pele në vitin 1958.

Mbappe është golashënuesi më i mirë në Katar deri më tani me pesë gola dhe numri i përgjithshëm i tij prej nëntë në Kupat e Botës do të thotë se ai tashmë ka kaluar Diego Maradona-n, i cili shënoi tetë për Argjentinën dhe Cristiano Ronaldo-n e Portugalisë.

Në të vërtetë, ai është lojtari më i ri që ka shënuar nëntë gola në Kupën e Botës, duke thyer një rekord të mbajtur nga Eusebio, i cili shënoi tetë për Portugalinë në moshën 24 vjeç e 182 ditë.

4. Mbappe ishte rekordmen në moshë të re

Mbappe, i cili ka lindur në periferi të Parisit dhe filloi në ekipin e tij vendas, AS Bondy, bëri debutimin e tij me ekipin e parë për Monaco-n në dhjetor 2015.

Në moshën 16 vjeç e 347 ditë, ai u bë lojtari më i ri në historinë e klubit – duke thyer një rekord të vendosur nga legjenda e Francës dhe Arsenal-it Thierry Henry në 1994 – kur u shfaq si zëvendësues në minutën e 88-të në ndeshjen kundër Caen.

Tre muaj më vonë, ai u bë golashënuesi më i ri i klubit me golin e tij të parë kundër Troyes, derisa rekordi mbahej përsëri nga Henry.

5. Mbappe është super i shpejtë

Gjatë fitores 3:1 të Francës në fazën e 1/8-ve ndaj Polonisë në Katar, shpejtësia e tij maksimale u regjistrua në 35.3 kilometra në orë dhe para ndeshjes të së dielës, vetëm gjashtë lojtarë kishin regjistruar sprint më të shpejtë në Kupën e Botës të këtij viti.

Në shtator, Ligue 1 tha se ai ishte lojtari më i shpejtë në ligë këtë sezon me 36 km/h.

Për ta vënë këtë në kontekst, legjenda olimpike xhamajkane e sprintingut, Usain Bolt, vendosi rekordin e tij botëror të 100 metrave prej 9.58 sekondash në vitin 2009 me një shpejtësi mesatare prej 37.58 kilometra në orë.

6. Mbappe refuzoi një transferim në Real Madrid në verën e kaluar

Pas një miqësie të gjatë nga presidenti i Real-it, Florentino Perez dhe duke rënë dakord për një paketë financiare me gjigantët e La Liga-s, Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re tre-vjeçare.

Sipas ekspertit spanjoll të futbollit, Guillem Balague, të dy klubet ishin të gatshëm të paguanin 150 milionë euro si tarifë nënshkrimi.

Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lëvizjeje te Real Madrid-i në të ardhmen, duke i thënë BBC-së në maj se ëndrra e tij në Real Madrid nuk kishte përfunduar kurrë.

7. Një yll i përulur global

Në tetor, Mbappe kryesoi listën e Forbes për futbollistët me të ardhurat më të larta – hera e parë që dikush tjetër përveç Messi-t apo Ronaldo-s ka qenë numri një për nëntë vjet.

Vlerësohet se ai do të fitojë 128 milion dollarë në këtë sezon.

Mbappe është gjithashtu i popullarizuar në mediat sociale, me rreth 100 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Tëitter.

Ai gjithashtu u emërua së bashku me Ronaldo-n, Messi-n dhe Neymar-in si futbollistët më me ndikim në Instagram për të luajtur në Kupën e Botës 2022.

Krahët e tij ikonë të palosura dhe festimi në gjunjë janë shfaqur në lojën e FIFA 21 dhe raportohet se ai ishte atleti më i ri që u shfaq i vetëm në kopertinë, përpara se të kthehej për edicionin e 2022.

Pasi fitoi Kupën e Botës katër vjet më parë, Mbappe njoftoi se kishte dhuruar të gjithë pagën e tij prej mbi 400 mijë eurove për një turne që ishte zhvilluar për një bamirësi për fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore