Pajisje

Shqiptarët blejnë më shumë televizorë ‘smart’


Trendi i fundit i konsumatorëve shqiptarë lidhur me blerjet e televizorëve ka qenë i përqëndruar në modelet e reja ‘smart’.

Menaxheri i përgjithshëm i distributorit shqiptar të pajisjeve elektronike, OZONE Electronics, Luan Mejdini, në një prononcim për Albanian Post shprehet se trendi i shitjeve të televizorëve ‘smart’ sa vjen edhe rritet.

“Muajt e fundit konsumatorët shqiptarë kanë treguar më shumë interes për televizorët ‘smart’”, ka thënë menaxheri lidhur me trendin e sjelljes së konsumatorëve shqiptarë.

Ai ka shtuar gjithashtu, se “në raport me shitjen e versioneve të tjera të televizorëve, ata ‘smart’ kanë qenë në një proporcion shitjeje tre me një. Në katër shitje të televizorëve, tre prej tyre kanë qenë ‘smart’”.

Mirëpo, përpos rritjes së kërkesës së konsumatorëve për televizorët ‘smart’, ka pasur edhe vështirësi në përdorimin e tyre.

Në raste të tilla, blerësit kanë kërkuar asistencën teknike në mënyrë që të përdorin me lehtësi gjeneratën e re të televizorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore