Përballje

Shqipëria synon fitoren përballë Hungarisë në Elbasan Arena


Shqipëria do të zbres në fushë, në Elbasan Arena, për të u përballur me Hungarinë për kualifikimet e Kupës së Botës “Qatar 2022”.

Dueli mes dy Kombëtareve do fillojë në ora 18:00, ku Shqipëria do të provojë të marrë pikët maksimale nga ky takim.

Në katër ndeshjet e luajtura për kualifikueset e Kupës së Botës, Shqipëria ka fituar dy ndeshje, përballë San Marino-s dhe Andorrës.

Në anën tjetër ata kanë humbur ndeshjet kundër dy kombëtareve shumë të forta, Anglisë dhe Polonisë.

Momentalisht, Shqipëria radhitet e katërta në Grupin I me 6 pikë, ndërsa Hungaria e treta me 7 pikë.

Nëse Shqipëria fiton ndeshjen përballë Hungarisë, ka mundësi të dalë në pozitën e dytë, nëse Polonia humb ose barazon me San Marinon.

Në pesë ndeshjet e fundit të Shqipërisë, kuqezinjtë kanë fituar vetëm një duel, dhe kanë humbur tre.

Dueli i fundit mes Shqipërisë dhe Hungarisë u luajt në vitin 2014, ku triumfuan hungarezët.

Me një skuadër të kompletuar që bëri një ndeshje shumë të mirë kundër Polonisë, ajo do të kërkojë të hakmerret për humbjen që pësoi në 2014.

Hungarezët janë në formë të dobët, pasi nuk kanë fituar asnjë duel në pesë ndeshjet e fundit, dhe Shqipëria mund ta shfrytëzojë këtë për të arritur kuotën e 9 pikëve.

Pas Hungarisë, Shqipëria në Elbasan Arena do të presë edhe San Marinon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore