Shqipëria

Shqipëria kalon 200 mijë vaksinime/ Rama: Nuk ndalemi


“Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 200,000 vaksinime dhe nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm”.

Kështu e ka nisur ditën kryeministri Edi Rama. Ai ka postuar edhe një video në Facebook me të moshuarit e vaksinuar në Berat.

Shqipëria në javën e shkuar ka qenë vendi i cili ka performuar më mirë në vaksinimin e popullsisë. Të dhënat i ka publikuar Our World in Data, një revistë shkencore online.

Sipas grafikut, në shtatë ditët e fundit, për doza të administruara për 100 banorë, Shqipëria ka performancën më të lartë jo vetëm në rajon, por në gjithë Evropën. Vendi ynë ka një rritje të madhe së kurbës së vaksinimit që prej 28 marsit.

Mesatarisht, në Shqipëri vaksinohen 14 mijë qytetarë çdo ditë. Fashat e vaksinimit përfshijnë të moshuarit mbi 70 vjeç dhe kategori të veçanta. Policët dhe gazetarët e terrenit kanë nisur gjithashtu vaksinimin e tyre.

Pritet ndërkohë një ulje e fashës së vaksinimit deri në 65 vjeç. Deri në 60 vjeç do të ulet fasha për personat me sëmundje kronike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore