Përballje

Shqipëria humb në miqësoren kundër Katarit


Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka luajtur një miqësore kundër organizatorëve të Kupës së Botës, Katarit.

Trajneri Reja kishte përzgjedhur përsëri, kryesisht lojtarët nga Abisnett Superiore.

I vetmi lojtar që nuk luante në Ligën e Shqipërisë ishte Kristal Abazajt, i cili luajti si titullar.

Miqësorja mes Katarit dhe Shqipërisë përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, por të dy kombëtaret e kishin problem të gjenin golin.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 37-të, me anë të Albeoz Ali-t.

Reja kishte bërë disa ndryshime në krahasim me miqësoren ndaj Arabisë Saudite, pasi në formacionin titullar nga ajo ndeshje, kishin mbetur vetëm Gurishta, Turkaj dhe Hadroj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore