Shqipëria

Shqipëria dyfishon fluturimet dhe pasagjerët gjatë vitit 2021


Pandemia e COVID-19 e uli ndjeshëm gjatë vitit 2020 ajror jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë. Pavarësisht këtij fakti, shifrat flasin se viti 2021 është shumë më shpresëdhënës për një rimëkëmbje tërësore të industrive të udhëtimit, qofshin këto ajrore apo detare.

Numri i fluturimeve që kanë kaluar nga aeroporti i Rinasit në vitin 2021 është thuajse dyfishuar krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kanë qenë 15 mijë e 748 fluturime të ndodhura në tetëmujorin e parë të vitit në Rinas. E njëjta periudhë e vitit të shkuar shihte vetëm 9 mijë e 782 të tillë.

Një rritje ka edhe të kompanive ajrore që operojnë, ku nga 16 kanë shkuar në 21. Kjo është një rritje faktike edhe në krahasim me vite të shkuara.

Për shembull, krahasimisht me gushtin 2019, ku ka pasur 3 mijë e 160 fluturime – shifra më e lartë e trevjeçarit 2018-2020 – gushti 2021 ka parë 4 mijë e 106 fluturime. Pra, rreth 20% më shumë.

Kjo gjë është reflektuar edhe në shifrat e udhëtarëve.

Nëse në tetëmujorin e shkuar ka pasur 915 mijë pasagjerë ajrorë, këtë vit kanë qenë 1 milion e 740 mijë të tillë. Rritja është thuajse dyfish edhe këtu.

Vetë gushti, krahasimisht me periudhat e tre viteve më parë, shef një rritje të madhe si muaj në fluks pasagjerësh ajrorë.

561 mijë udhëtarë kanë qenë gjatë gushtit 2021. Mesatarisht 336 mijë për muajt gusht në intervalin trevjeçar 2018-2020. Transporti ajror i pasagjerëve zë edhe 63.9% të transportit gjithsej, për sa i përket udhëtarëve.

Në shifra të larta është edhe transporti detar, i cili është rritur me 2.7 herë nga viti i shkuar. 631 mijë udhëtarë kanë zgjedhur detin për të ardhur në Shqipëri. Hekurudhat ndërkohë kanë transportuar 20 mijë udhëtarë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore