Përballje

Shqipëria barazon ndeshjen e parë të Nations League përballë Islandës


Shqipëria barazoi ndeshjen e tyre të parë të Nations League kundër Islandës me rezultat 1:1.

Kuqezinjtë ishin skuadra më e mirë gjatë 90 minutave, por nuk arritën të fitonin ndeshjen.

Shqipëria ishin të parët që shënuan, në minutën e 30-të me anë të sulmuesit të Skenderbeut, Taulant Seferi.

Në fillim të pjesës së dytë, Islanda barazoi rezultatin me anë të sulmuesit Jon Dagur Thorsteinsson.

Momentalisht në Ligën B, në Grupin e dytë Islanda radhiten në pozitën e parë me dy pikë, ndërsa Shqipëria janë në vendin e tretë me një pikë.

Më 10 qershor, Shqipëria do luaj ndeshjen e radhës me Izraelin, ku do kenë mundësinë të dalin në pozitën e parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore