Përballje

Shqipëria barazon me rezultat 1:1 në miqësoren kundër Arabisë Saudite


Shqipëria ka barazuar me rezultat 1:1, në miqësoren me dyer të mbyllura kundër Arabinë Saudite.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi shënimi, dhe Arabia Saudite e shfrytëzoi atë.

Ata shënuan në minutën e 43-të, nga pika e penalltisë me anë të Saleh Khalid Alshehri.

Një nga momentet kulmore për kuqezinjtë ka ardhur në minutën e 31-të nga këmbët e Redon Xhixhës, i cili arrin të dalë vetëm me portierin, por në momentin e fundit nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

Me fillim të pjesës së dytë, trajneri Edoardo Reja bëri disa zëvendësime duke inkuadruar Bekim Balajn, Gentian Selmani, Odise Roshi, Mario Mitaj, Sherif Kallaku, Arinaldo Rrapajdhe dhe Xhuliano Skuka.

Me të nisur loja Shqipëria gjen shumë shpejt golin e barazimit me Bekim Balaj që finalizon bukur një pasim të Odise Roshit, duke shënuar golin e 1-1.

Reja startoi me lojtarët e Kategorisë Superiore, ku vetëm Cikalleshi ishte startuesi që nuk luante në Shqipëri.

Kujtojmë se ,Arabia Saudite deshti të mbahej ndeshja me dyer të mbyllura, për të mos kuptuar taktikat e tyre, kombëtaret e tjera në Kupën e Botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore