Shqipëria

Shqipëri- Itali, ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare


Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi, të martën e 21 shtatorit, ka mirëpritur në Shqipëri, delegacionin nga Universiteti i Tuscia.

Ky takim u zhvillua në kuadër të objektivit për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare.

Ministrja ka deklaruar se diskutimi u fokusua te hapat konkrete për programe të përbashkëta studimi, projekte të kërkimit shkencor, si dhe shkëmbime të ndryshme mes pedagogëve dhe studentëve.

Bashkëpunimi i universiteteve shqiptare me ato të huaj, është një nga nismat e reja të qeverisë “Rama 3”, pas marrjes së mandatit të tretë.

Ministrja Kushi, në seancën plenare të 16 shtatorit, ka njoftuar se, për shkak se shumë studentë largohen jashtë vendit pas gjimnazit, “ne kemi vendosur që një nga mekanizmat tona do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me universitetet më prestigjoze në botë”.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fillim të muajit shtator, deklaroi nga Italia se, me këtë nismë do të ketë më shumë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri, duke u dhënë mundësi studentëve që të mos largohen nga vendi i tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore