Shqipëria

Rama në Itali: Do rrisim bashkëpunimin midis universiteteve


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar të shtunën e 4 shtatorit nismën e përbashkët me universitetet e Puglia-s, në Itali.

“Një dialog që ka nisur me për të finalizuar  brenda një kohe të arsyeshme dhe të hedhim disa hapa të cilat do të mund të na çojnë më tej. Të mund të bëjmë më konkrete këtë marrëdhënie të përkryer me realizimin e nismave të përbashkëta, që do të çonin në një tjetër nivel universitetet tona duke shfrytëzuar përvojën tuaj”, tha Rama.

Më tej ai tha se ka një shtim të mirë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri dhe anasjelltas.

“Dua t’ju falënderoj, me siguri kjo është një nga marrëdhëniet më të rëndësishme për ne. Na duhet të nxjerrim prej saj avantazhin më të madh të mundshëm. Duke e filluar me universitetet do të kemi shtysa të mira”.

Lidhur me shëndetësinë, kryeministri bëri me dije se është në drejtim me mundësi të mira.

“Besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Mund të mendojmë diçka edhe për instancat evropiane”.

Pas konferencës, Rama dha më shumë detaje për gazetarët italiane. Rama tha se me këtë nismë do të ketë më shumë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri, duke u dhënë mundësi studentëve që të mos largohen nga vendi i tyre.

“Ne folëm sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësisë për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane tek ne. U japim mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria. Do të arrijmë të konkretizojmë disa projekte”.

Gjithashtu gjatë takimit diskutuan dhe për shkëmbimet turistike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore