Lajme

Shkup: Të premten pritet të arrijnë kufomat nga aksidenti në Bullgari


Foto nga vendi i ngjarjes tragjike në autostradën bullgare ku humbën jetë 45 qytetar nga Maqedonia e Veriut

Kufomat e 45 shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga aksidenti tragjik në Bullgari pritet të arrijnë në Shkup të premten në mesditë.

Përmes Aeroportit të Shkupit pritet të arrijnë kufomat, ndërsa ato do të transportohen me avion ushtarak, të cilin e ka siguruar shteti bullgar.

Ndryshe, zëvendësprokurori kryesor dhe drejtori i Shërbimit nacional hetues në Bullgari, Borisllav Sarafov, ka deklaruar për mediumin bullgar BTA, se tashmë janë identifikuar të 45 viktimat e autobusit që ndërruan jetë si pasojë e djegies së autobusit në autostradën Struma.

Ndërsa identifikimi i tyre është bërë me profile të ADN-së.

Aksidenti tragjik që mori jetën e 46 personave ku 45 prej tyre ishin shtetas maqedonas, kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit, ndërsa autobusi ishte duke u kthyer nga Stambolli për në Shkup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore