Shqipëria

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës


Drejtori i burgut të Drenovës, Altin Gusho, mësohet se është shkarkuar nga detyra.

Ai e ka mbajtur detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej dy vitesh.

Gusho, para detyrës si drejtor i burgut, ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për një vit.

Sakaq, pas shkarkimit, vendin e tij e zë Durim Toska.

Deri më tani Toska ka mbajtur postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Pogradecit.

Kurse në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore