Lajme

Shefi i NATO-s i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin përshkallëzimin


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin përshkallëzimin.

Kjo, pasi nuk u arrit të zgjidhej mosmarrëveshja e targave.

Ish-kryeministri norvegjez reagoi në Twitter pas bisedës me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell.

Stoltenberg nuk fshehu zhgënjimin për mungesën e një marrëveshjeje mes palëve.

“Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike”, theksoi shefi i NATO-s. “Përshkallëzimi duhet të shmanget”.

Në përmbyllje, ai garantoi se “forca paqeruajtëse KFOR mbetet vigjilente”.

Kujtojmë që më herët, Bashkimi Evropian paralajmëroi për “përshkallëzim dhe dhunë” pasi Kosova dhe Serbia nuk arritën të bien dakord në bisedimet urgjente për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tyre të gjatë mbi targat e makinave të përdorura nga pakica etnike serbe në Kosovë.

Kosova s’e pranoi propozimin e BE-së, Serbia po – çka tash?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore