Shqipëria

SHBA-të, thirrje përpara protestës: Shmangni grumbullimet masive!


Vetëm pak orë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, Ambasada e SHBA-ve u ka bërë thirrje shtetasve të saj, të cilët gjenden në Tiranë, që të shmangin grumbullimet masive apo vendet përreth, ku protesta do të zhvillohet.

Sipas njoftimit zyrtar nga zyra diplomatike amerikane në kryeqytet, këto protesta kanë potencialin të shpërndahen në rrugë të tjera dhe të shkaktojnë kaos, trafik dhe mbyllje të rrugëve.

Ndaj amerikanëve në Tiranë u kërkohet t’i shmangin tërësisht vendet përreth protestës.

“Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve me informacionet më të fundit”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Tubimi i PD-së do të mbahet në orën 19:00. Teksa, pjesëmarrja tërësore e pritshme ende nuk dihet se sa do të jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore